Çfarë kërkon ligji nga punëdhënësi për sigurinë në punë

Udhëzues i shkurtër për Ligjin Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë: detyrimet kryesore, afatet dhe gjobat, secili me nenin përkatës.

Ligji vlen për çdo punëdhënës në Kosovë, në sektorin privat dhe publik, pavarësisht numrit të të punësuarve. Punëdhënësi është përgjegjës për kushte pune të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës (neni 5), dhe masat e sigurisë nuk mund të bien kurrë në ngarkesë financiare të të punësuarve (neni 8).

Kontrolloni 12 kriteret ligjoreUdhëzuesit falas për ndërtimtari dhe industri

Nëntë detyrimet kryesore

  1. Vlerësimi i rrezikut për çdo vend pune

    Punëdhënësi duhet të bëjë vlerësim të hollësishëm të rreziqeve për secilin vend pune dhe të hartojë dokumentin e vlerësimit të rrezikut me masat teknike, organizative dhe higjieniko-sanitare.

    Baza: Nenet 5, 12 dhe 16Vlerësimi i rrezikut

  2. Personi ose shërbimi përgjegjës për SSHP

    Çdo punëdhënës duhet të ngarkojë një ose më shumë të punësuar me sigurinë dhe shëndetin në punë, ose të angazhojë shërbim profesional të jashtëm kur nuk ka personel të kualifikuar.

    Baza: Nenet 9 dhe 10Ekspertiza profesionale

  3. Trajnimi i çdo të punësuari

    Trajnim për vendin e punës para ose pas fillimit të punës, kur ndërrohet vendi i punës, kur vijnë pajisje ose teknologji të reja dhe periodikisht. Trajnimi mbahet gjatë orarit të punës.

    Baza: Neni 20Trajnimet

  4. Informimi dhe konsultimi

    Të punësuarit informohen për rreziqet, masat mbrojtëse, ndihmën e parë, zjarrin dhe evakuimin, dhe konsultohen për masat, vlerësimin e rrezikut dhe planin e trajnimeve.

    Baza: Nenet 18 dhe 19Dokumentacioni i sigurisë

  5. Mjetet e punës dhe pajisjet mbrojtëse

    Mjetet e punës mbahen në gjendje të rregullt dhe kontrollohen periodikisht; të punësuarit pajisen detyrimisht me pajisje mbrojtëse personale që mirëmbahen dhe zëvendësohen në afat.

    Baza: Nenet 13 dhe 14Makineri dhe pajisje

  6. Ndihma e parë, zjarri dhe evakuimi

    Masa për ndihmën e parë, fikjen e zjarrit dhe evakuimin; persona të trajnuar; plan evakuimi i njohur nga të gjithë; aparate zjarrfikëse të mjaftueshme dhe të rimbushura në afat.

    Baza: Nenet 11 dhe 13Plani i evakuimit

  7. Kontrollet mjekësore

    Të gjithë të punësuarit dërgohen në kontroll mjekësor në institucione të licencuara për mjekësi të punës; për punët me kushte të veçanta kontrolli bëhet para caktimit në punë.

    Baza: Nenet 17 dhe 22

  8. Aksidentet në punë

    Evidenca e lëndimeve dhe e sëmundjeve profesionale, fletëlëndimi për të lënduarin dhe njoftimi i menjëhershëm i inspektorit të punës për çdo aksident me lëndim ose vdekje.

    Baza: Nenet 16 dhe 23Dokumentacioni i sigurisë

  9. Bashkëpunimi me kontraktorët

    Punëdhënësit që ndajnë të njëjtën hapësirë pune bashkëpunojnë për masat e sigurisë; investitori lidh marrëveshje me shkrim për përgjegjësinë e SSHP me kontraktuesit dhe nënkontraktuesit.

    Baza: Neni 8Mbikëqyrja në ndërtim

Kush duhet të merret me SSHP në organizatën tuaj

Neni 10 e lidh përgjegjësinë me numrin e të punësuarve.

  • Deri në 50Punëdhënësi mund ta marrë vetë përgjegjësinë, nëse është kompetent dhe i plotëson kushtet e përcaktuara nga Ministria.
  • 50 deri në 250Punëdhënësi duhet të caktojë një ekspert për detyrat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Mbi 250Punëdhënësi duhet të angazhojë një ose më shumë ekspertë për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Kur nuk ka personel të kualifikuar brenda organizatës, punëdhënësi angazhon shërbim profesional të jashtëm (neni 9).

Afatet që duhen mbajtur mend

  • MenjëherëNjoftimi i inspektorit të punës për aksident me lëndim ose vdekje.Neni 23
  • Para fillimit të punësInformimi për rreziqet dhe trajnimi për vendin e punës.Nenet 13 dhe 20
  • Para përdorimit të parëKontrolli dhe testimi i mjeteve të punës; po ashtu pas rindërtimit, avarisë ose zhvendosjes.Neni 14
  • Çdo vitKontrolli mjekësor për të punësuarit në vende pune me kushte të veçanta.Neni 17
  • Të paktën një herë në 2 vjetUshtrim praktik i evakuimit sipas planit.Neni 11
  • Të paktën një herë në 3 vjetKontrolli mjekësor për të gjithë të punësuarit.Neni 22

Gjobat për punëdhënësin

Gjoba shqiptohet për secilën dispozitë të shkelur (neni 25).

Nenet 5, 6, 9, 10Parimet, detyrimet e përgjithshme, personi përgjegjës500 - 10.000 €
Nenet 7, 11, 12, 13, 15, 17Masat parandaluese, emergjencat, dokumenti i rrezikut, objektet500 - 35.000 €
Neni 8Investitori, kontraktuesi ose nënkontraktuesi5.000 - 35.000 €
Nenet 14, 16Mjetet e punës, vlerësimi i rrezikshmërisë500 - 25.000 €
Nenet 18, 19Informimi dhe konsultimi500 - 15.000 €
Nenet 20, 22, 23Trajnimi, kontrollet mjekësore, aksidentet500 - 20.000 €

Pyetje të shpeshta

A duhet vlerësim rreziku edhe një biznes i vogël?

Po. Neni 5 dhe neni 16 i vlejnë çdo punëdhënësi, pavarësisht numrit të të punësuarve. Për bizneset me pak rreziqe dokumenti është më i shkurtër, por duhet të ekzistojë dhe të përditësohet kur ndryshon puna.

Sa shpesh duhet të trajnohen punonjësit?

Ligji kërkon trajnim para ose pas fillimit të punës, kur ndërrohet vendi i punës, kur vijnë pajisje ose teknologji të reja dhe periodikisht kur është e nevojshme (neni 20). Ritmin periodik e përcaktojmë sipas vlerësimit të rrezikut.

Kush e mbikëqyr zbatimin e ligjit?

Inspektorati i Punës (neni 24). Inspektori mund të urdhërojë masa të menjëhershme dhe, kur ka rrezik serioz, ndalimin e përkohshëm të procesit të punës (neni 23).

A mund ta kryejë këtë një kompani e jashtme?

Po. Kur punëdhënësi nuk ka personel të kualifikuar, ligji kërkon që të angazhojë persona ose institucione për shërbime profesionale të jashtme (neni 9). Kjo është pikërisht ajo që bën HSK.

Ky udhëzues përmbledh tekstin e ligjit dhe nuk është këshillë ligjore. Aktet nënligjore mund të sjellin kërkesa shtesë. Teksti zyrtar i ligjit në Gazetën Zyrtare

Le të diskutojmë kërkesat e sigurisë në vendin tuaj të punës.

Tregoni shkurt për organizatën dhe vendin e punës. Ju propozojmë hapin e parë.

Specialist sigurie dhe përfaqësues i klientit duke rishikuar një listë kontrolli në kantier
Telefono Kërko ofertë