Qendra e Trajnimit për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë
Që nga viti 2021, Qendra e Trajnimit për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë është pjesë e HSK. Kështu trajnimi nuk është aktivitet i veçuar - është pjesë e të njëjtit sistem me vlerësimin, inspektimin dhe mbikëqyrjen.

Përmbajtja
Programe për punonjës
Trajnim fillestar dhe periodik për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Programe për mbikëqyrës
Identifikimi i rreziqeve, udhëzimi i ekipit dhe reagimi ndaj gjetjeve.
Programe për menaxhmentin
Përgjegjësitë ligjore, prioritetet dhe udhëheqja e sigurisë.
Emergjencat
Mbrojtja nga zjarri, evakuimi dhe ndihma e parë organizative.
Programe sipas industrisë
Ndërtim, prodhim, logjistikë, zyra dhe institucione.
Programe të dedikuara
Përmbajtje e ndërtuar mbi vlerësimin e rrezikut të një organizate.
Për kë
- Punonjës të të gjitha niveleve
- Mbikëqyrës dhe udhëheqës ekipesh
- Menaxhment dhe zyrtarë të sigurisë
- Organizata që kërkojnë programe të dedikuara
Si organizohet
-
Analiza e nevojave
Rreziqet, rolet dhe punonjësit që duhet të trajnohen.
-
Programi
Përmbajtje e përshtatur për organizatën dhe vendet e punës.
-
Trajnimi
Teori dhe praktikë, në qendër ose në objektin tuaj.
-
Evidenca
Lista e pjesëmarrësve, certifikatat dhe afati i trajnimit të radhës.
Pyetje të shpeshta
A mund të vijnë punonjësit tanë në qendër?
Po. Trajnimet mund të mbahen në qendrën e trajnimit ose në objektin tuaj, sipas temës dhe numrit të pjesëmarrësve.
A organizoni trajnime të dedikuara vetëm për organizatën tonë?
Po. Programet e dedikuara ndërtohen mbi rreziqet dhe proceset e organizatës suaj.
Si planifikohet kalendari i trajnimeve?
Bashkë me ju, sipas punonjësve të rinj, trajnimeve periodike dhe ndryshimeve në vendin e punës.
Rezultatet
- Programe të lidhura me rreziqet reale
- Planifikim i trajnimeve gjatë vitit
- Evidencë e plotë për çdo pjesëmarrës
- Trajnim që mbështet sistemin e sigurisë
Çfarë thonë pjesëmarrësit
Besart KikaSpecialist i logjistikës, Hellenic Coca-Cola
Trajnimi si specialist i avancuar i shëndetit në punë në HSK ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua, nga e cila mësova shumë.
Lexo të plotë
Gjatë këtij trajnimi mësova llojet e rreziqeve në vendet e ndryshme të punës, si dhe metoda të ndryshme për parandalimin e tyre. Në ligjëratat e përfunduara kemi pasur shumë interaktivitet, ku profesorët na shpjegonin qartë mënyrat teorike, si dhe lidhjet e tyre shumë të mira me praktikat në punishtet e ndryshme. Gjithashtu, të gjithë pjesëmarrësit kemi qenë aktivë me përvojat tona nga profesionet e ndryshme nga të cilat vijmë. Këtu mëson se jeta e punëtorit në vendin e punës është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, dhe secila kompani duhet ta trajtojë si të tillë.”
Arbër HaliliInxhinier i Ndërtimtarisë, FRONT L.L.C.
Gjatë trajnimit për titullin Specialist i Avancuar i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në qendrën trajnuese HSK në Prishtinë, fitova njohuri të thelluara dhe përvojë praktike në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Lexo të plotë
Trajnimi përfshinte ligjërata profesionale dhe ushtrime praktike që më mundësuan të zhvilloj aftësi konkrete në identifikimin e rreziqeve, zbatimin e masave parandaluese dhe menaxhimin e situatave emergjente. Ky proces më ka pasuruar ndjeshëm si në dije, ashtu edhe në përvojë praktike, duke më përgatitur për t’u angazhuar në mënyrë profesionale në këtë fushë.”
Arta Makolli-KadriuInfermiere në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, Prishtinë; MSc në Menaxhment Shëndetësor
Me shumë kënaqësi ndaj me ju përvojën time gjatë trajnimit “Specialist i Avancuar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, një udhëtim profesional që më ka pajisur me njohuri të thelluara, praktika bashkëkohore dhe një kuptim më të gjerë mbi rëndësinë e sigurisë dhe mirëqenies në vendin e punës.
Lexo të plotë
Ky trajnim nuk ishte thjesht një proces teorik, por një përvojë gjithëpërfshirëse mësimi, që ndërthurte diskutime profesionale, analiza konkrete të situatave reale dhe bashkëpunim të frytshëm me pjesëmarrës të përkushtuar nga fusha të ndryshme. Trajnerë të mrekullueshëm, të cilët ndanë me pasion përvojën, dijen dhe përkushtimin e tyre; gjithashtu organizatorët e trajnimit siguruan një mjedis profesional, dinamik dhe motivues për të mësuar.”
Melisa BruqiMenaxhere e Cilësisë, Korporata Rugove
Si Menaxhere e Cilësisë në Korporatën Rugove, e konsideroj obligim profesional ngritjen e vazhdueshme të njohurive në fushën e sigurisë dhe cilësisë në punë, me qëllim të trajnimit dhe vetëdijesimit të stafit për standardet, sigurinë dhe praktikat e duhura të punës.
Lexo të plotë
Ky trajnim më ndihmoi të avancoj më tej aftësitë profesionale në identifikimin e rreziqeve, zbatimin e masave parandaluese dhe krijimin e një ambienti pune më të sigurt dhe më efikas.”
Le të diskutojmë kërkesat e sigurisë në vendin tuaj të punës.
Tregoni shkurt për organizatën dhe vendin e punës. Ju propozojmë hapin e parë.


