Udhëzues për sigurinë në punë
Dy doracakë të HSK për punonjësit në ndërtimtari dhe në industrinë e prodhimit. Shfletojini faqe për faqe ose shkarkojini si PDF.
Udhëzues për mbrojtje nga rreziqet në industrinë e prodhimit
Puna me makineri, siguria elektrike, rrugët e lira në repart, pajisjet mbrojtëse personale dhe veprimet në emergjenca.












1 / 12
Klikoni ose tërhiqni cepin e faqes për ta kthyer. Në tastierë: shigjetat majtas dhe djathtas.
Teksti i udhëzuesit
Faqja 1
HSK - SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË
UDHËZUES PËR MBROJTJE NGA RREZIQET NË INDUSTRINË E PRODHIMIT Industria e Prodhimit konsiderohet si një nga sektorët me rrezikshmëri të lartë për shkaktimin e aksidenteve në vendet e punës, si dhe paraqitjen e sëmundjeve profesionale. Prandaj, çdo i punësuar që kryen aktivitete në këtë sektor duhet të i përmbahet rregullave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Faqja 3
1. PUNA ME MAKINERI: Çdo i punësuar i cili punon me makineri prodhuese, para se të filloj punën duhet të jetë i trajnuar për mënyren e përdorimit të asaj makineri. Makineria duhet të përmbajë: 1) udhëzues të dukshëm, të qartë dhe infomativ mbi rreziqet që i përmban ajo makinë dhe mënyrat e sigurta të punës më të; 2) shenja që sinjalizojnë rrezikun, ndalesat dhe udhëzimet; 3) Kontrollimi dhe testim periodik i makinës për të konstatuar rregullsinë e saj. NDALOHET çdo lloj modifikimi, heqje, asgjesimi të cilësdo pjesë të makinës që shërben për mbrojtje.
Faqja 5
2. SIGURIA NGA RREZIQET ELEKTRIKE: Makineritë dhe i gjithë reparti i prodhimit duhet të ketë rregullsi nga aspekti elektrik, duke: shmangur kontaktin me kabllo elektrike. Gjithashtu kabllot e nevojshme në repart duhet të jenë të izoluara, dhe nëse eventualisht ndonjëra nga pjesët e kabllove është e dëmtuar/zhveshur, ajo kabllo duhet të zëvendësohet me një kabllo të re. NDALOHET çdo lloj kontakti i paautorizuar i të punësuarve, në tabela elektrike, pjesë të ndryshme eletrike të makinave dhe OBLIGOHEN të njoftojnë personin përgjegjës për ndonjë defekt eventual të natyrës elektrike.
Faqja 7
3. SISTEMIMI I REPARTEVE TË PRODHIMIT – RRUGËT E LIRA DHE TË SIGURTA Repartet e prodhimit duhet të jenë të sistemuara në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt, duke eleminuar të gjitha mbetjet e prodhimit dhe mbeturinat tjera të cilat mund të pengojnë rrugët për lëvizjen e makinerive dhe të të punësuarve.
Faqja 9
4. PAJISJET PERSONALE MBROJTJËSE Të gjithë të punësuarit duhet të pajisjen me Pajisje Personale Mbrojtëse (PPM) adekuate për punët në prodhim (dorëzat, helmeta, çizmet, jeleku, kufje, maskë). Në punët me kushte të veçanta, duhet të përdoren edhe maska me filtra special, nëse ka emetim të gazrave.
Faqja 11
5. EMERGJENCAT DHE NDIHMA E PARË Në rast të ndonjë zjarri ose fatkeqësie tjetër natyrore, mbani mend tri veprimet emergjente: 1. Përdorimi i aparateve kundër zjarrit (AKZ) 2. Telefonata tek institucionet emergjente 2.1. 192 - Ndihma e parë 2.2. 193 - Zjarrfikësit 2.3. 194 - Policia 2.4. 112 - Numri i përgjithshëm emergjent 3. Evakuimi i duhur - Përdorimi adekuat i dyerve emergjente dhe përcjellja e skicave për shpëtim/evakuim. Repartet e prodhimit duhet të kenë mjaftueshëm kuti të ndihmës së parë, të cilat kanë pajisje medicinale esenciale për reagim të shpejt, me qëllim të shpëtimit të jetës së punëtorit të lënduar në vendin e punës.
Faqja 12
SIGURIA NË PUNË – JETË E SHPËTUAR! Ky doracak është i dedikuar për të gjithë të punësuarit në sektorin e industrisë së prodhimit, dhe i njejti shërben si manual për marrjen e njohurive bazike për mbrojtje në punë.
www.hsk-ks.com info@hsk-ks.com 044 170 670 049 722 202
Udhëzues për mbrojtje nga rreziqet në ndërtimtari
Puna në lartësi dhe thellësi, testimi i pajisjeve, siguria elektrike në kantier, rrugët e sigurta dhe pajisjet mbrojtëse personale.












1 / 12
Klikoni ose tërhiqni cepin e faqes për ta kthyer. Në tastierë: shigjetat majtas dhe djathtas.
Teksti i udhëzuesit
Faqja 1
HSK - SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË
UDHËZUES PËR MBROJTJE NGA RREZIQET NË NDËRTIMTARI Ndërtimtaria konsiderohet si një nga sektorët me rrezikshmëri të lartë për shkaktimin e aksidenteve në vendet e punës, si dhe paraqitjen e sëmundjeve profesionale. Prandaj, çdo i punësuar që kryen aktivitete në sektorin e ndërtimtarisë duhet të i përmbahet rregullave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Faqja 3
1. PUNA NË LARTËSI DHE THELLËSI: Çdo pozicion pune në një lartësi mbi 2 metra konsiderohet punë në lartësi! Gjatë kryerjes së punëve në lartësi, të punësuarit duhet të punojnë në skeleri të instaluara sipas standardeve dhe duhet të përdorin Pajisje Personale Mbrojtëse. Këto rregulla vlejnë edhe për pozicionet e punës në thellësi, ku gjithashtu nevojitet instalim i skelerisë dhe testim periodik i tyre.
Faqja 5
2. TESTIMI & KONTROLLIMI I PAJISJEVE TË PUNËS: Pajisjet e punës siç janë vinçat, makinat për prerjen / lakimin e armaturave, sharrat e ndryshme duhet të testohen dhe kontrollohen në mënyrë periodike dhe të konstatohet rregullsia e tyre. Pas testimit/kontrollimit këto pajisje duhet të pajisjen me Udhëzues për mënyrën e përdorimit të tyre, dhe mënyrën adekuate për mbrojtje nga rreziqet që mund të shkaktojnë ato.
Faqja 7
3. SIGURIA NGA RREZIQET ELEKTRIKE: Vendpunishtja duhet të ketë rregullsi nga aspekti elektrik, duke: shmangur kontaktin e pajisjeve ngritëse (vinçave), me kabllo elektrike. Gjithashtu kabllot e nevojshme në vendpunishte duhet të jenë të izoluara dhe nëse eventualisht ndonjëra nga pjesët e kabllove është e dëmtuar/zhveshur, ajo kabllo duhet të zëvendësohet me një kabllo të re.
Faqja 9
4. SISTEMIMI I VENDPUNISHTES – RRUGËT E LIRA DHE TË SIGURTA Vendpunishtja duhet të jetë e sistemuar në mënyrë të vazhdueshme, duke eleminuar të gjitha mbetjet ndërtimore dhe mbeturinat tjera të cilat mund të pengojnë rrugët për lëvizjen e makinerive dhe të të punësuarve. Vendpunishtja duhet të përmbaj shenjat që sinjalizojnë: rrezikun, udhëzimin, ndalesat.
Faqja 11
5. PAJISJET PERSONALE MBROJTJËSE Të gjithë të punësuarit duhet të pajisjen me Pajisje Personale Mbrojtëse (PPM) adekuate për punët në ndërtimtari (dorëzat, helmeta, çizmet, jeleku). Në punët me kushte të veçanta, duhet të përdoren edhe rripat e sigurisë, antifornët (kufjet), maska mbrojtëse dhe pajisje tjera sipas nevojës.
Faqja 12
SIGURIA NË PUNË – JETË E SHPËTUAR! Ky doracak është i dedikuar për të gjithë të punësuarit në sektorin e ndërtimtarisë, dhe i njejti shërben si manual për marrjen e njohurive bazike për mbrojtje në punë.
www.hsk-ks.com info@hsk-ks.com 044 170 670 049 722 202
Doni një udhëzues për vendin tuaj të punës?
Përgatisim udhëzime dhe trajnime të bazuara në rreziqet e organizatës suaj.



