Specialist i Avancuar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë
Për personat që ngarkohen me sigurinë dhe shëndetin në punë në organizatën e tyre. Ligjërata profesionale, ushtrime praktike dhe raste reale nga vende pune të ndryshme.

Përmbajtja
Korniza ligjore
Ligji Nr. 04/L-161, detyrimet e punëdhënësit dhe të të punësuarit, roli i Inspektoratit të Punës.
Identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve
Metoda për të gjetur rreziqet, për t’i vlerësuar dhe për t’i renditur sipas prioritetit.
Masat parandaluese dhe mbrojtëse
Nga masat teknike e organizative deri te pajisjet mbrojtëse personale.
Dokumentacioni i SSHP
Dokumenti i vlerësimit të rrezikut, udhëzimet, regjistrat dhe evidenca e trajnimeve.
Emergjencat
Ndihma e parë, mbrojtja nga zjarri, evakuimi dhe menaxhimi i situatave emergjente.
Aksidentet në punë
Njoftimi, hetimi dhe masat që parandalojnë përsëritjen.
Për kë
- Të punësuarit e ngarkuar me SSHP në organizatë
- Menaxherë të cilësisë, të operacioneve dhe të logjistikës
- Inxhinierë dhe mbikëqyrës në ndërtim e prodhim
- Profesionistë shëndetësorë dhe zyrtarë të institucioneve publike
Si organizohet
-
Analiza e nevojave
Rreziqet, rolet dhe punonjësit që duhet të trajnohen.
-
Programi
Përmbajtje e përshtatur për organizatën dhe vendet e punës.
-
Trajnimi
Teori dhe praktikë, në qendër ose në objektin tuaj.
-
Evidenca
Lista e pjesëmarrësve, certifikatat dhe afati i trajnimit të radhës.
Pyetje të shpeshta
Për kë është ky program?
Për personat që do të merren me sigurinë dhe shëndetin në punë në organizatën e tyre: të punësuar të ngarkuar me SSHP, menaxherë, inxhinierë dhe mbikëqyrës. Pjesëmarrësit vijnë nga sektori privat dhe publik.
Si lidhet programi me detyrimet ligjore?
Ligji Nr. 04/L-161 kërkon që punëdhënësi të ngarkojë një ose më shumë të punësuar me aktivitetet e SSHP dhe t’u sigurojë trajnim (neni 9). Na kontaktoni për programin aktual dhe për kushtet e certifikimit.
A ka pjesë praktike?
Po. Programi kombinon ligjëratat me ushtrime praktike dhe analiza të situatave reale nga vende pune të ndryshme.
Kur fillon grupi i radhës?
Grupet organizohen gjatë vitit. Na shkruani dhe ju njoftojmë për datat dhe kushtet e regjistrimit.
Rezultatet
- Aftësi konkrete në identifikimin e rreziqeve
- Njohuri për zbatimin e masave parandaluese
- Përgatitje për menaxhimin e situatave emergjente
- Certifikatë pjesëmarrjeje nga HSK
Programe të tjera
Çfarë thonë pjesëmarrësit
Besart KikaSpecialist i logjistikës, Hellenic Coca-Cola
Trajnimi si specialist i avancuar i shëndetit në punë në HSK ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua, nga e cila mësova shumë.
Lexo të plotë
Gjatë këtij trajnimi mësova llojet e rreziqeve në vendet e ndryshme të punës, si dhe metoda të ndryshme për parandalimin e tyre. Në ligjëratat e përfunduara kemi pasur shumë interaktivitet, ku profesorët na shpjegonin qartë mënyrat teorike, si dhe lidhjet e tyre shumë të mira me praktikat në punishtet e ndryshme. Gjithashtu, të gjithë pjesëmarrësit kemi qenë aktivë me përvojat tona nga profesionet e ndryshme nga të cilat vijmë. Këtu mëson se jeta e punëtorit në vendin e punës është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, dhe secila kompani duhet ta trajtojë si të tillë.”
Arbër HaliliInxhinier i Ndërtimtarisë, FRONT L.L.C.
Gjatë trajnimit për titullin Specialist i Avancuar i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në qendrën trajnuese HSK në Prishtinë, fitova njohuri të thelluara dhe përvojë praktike në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Lexo të plotë
Trajnimi përfshinte ligjërata profesionale dhe ushtrime praktike që më mundësuan të zhvilloj aftësi konkrete në identifikimin e rreziqeve, zbatimin e masave parandaluese dhe menaxhimin e situatave emergjente. Ky proces më ka pasuruar ndjeshëm si në dije, ashtu edhe në përvojë praktike, duke më përgatitur për t’u angazhuar në mënyrë profesionale në këtë fushë.”
Arta Makolli-KadriuInfermiere në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, Prishtinë; MSc në Menaxhment Shëndetësor
Me shumë kënaqësi ndaj me ju përvojën time gjatë trajnimit “Specialist i Avancuar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, një udhëtim profesional që më ka pajisur me njohuri të thelluara, praktika bashkëkohore dhe një kuptim më të gjerë mbi rëndësinë e sigurisë dhe mirëqenies në vendin e punës.
Lexo të plotë
Ky trajnim nuk ishte thjesht një proces teorik, por një përvojë gjithëpërfshirëse mësimi, që ndërthurte diskutime profesionale, analiza konkrete të situatave reale dhe bashkëpunim të frytshëm me pjesëmarrës të përkushtuar nga fusha të ndryshme. Trajnerë të mrekullueshëm, të cilët ndanë me pasion përvojën, dijen dhe përkushtimin e tyre; gjithashtu organizatorët e trajnimit siguruan një mjedis profesional, dinamik dhe motivues për të mësuar.”
Melisa BruqiMenaxhere e Cilësisë, Korporata Rugove
Si Menaxhere e Cilësisë në Korporatën Rugove, e konsideroj obligim profesional ngritjen e vazhdueshme të njohurive në fushën e sigurisë dhe cilësisë në punë, me qëllim të trajnimit dhe vetëdijesimit të stafit për standardet, sigurinë dhe praktikat e duhura të punës.
Lexo të plotë
Ky trajnim më ndihmoi të avancoj më tej aftësitë profesionale në identifikimin e rreziqeve, zbatimin e masave parandaluese dhe krijimin e një ambienti pune më të sigurt dhe më efikas.”
Le të diskutojmë kërkesat e sigurisë në vendin tuaj të punës.
Tregoni shkurt për organizatën dhe vendin e punës. Ju propozojmë hapin e parë.



