Jeni gati për inspektimin e punës?

Vetëkontroll me 12 kriteret ligjore që HSK verifikon te klientët e vet. Shënoni ato që i plotësoni dhe shihni menjëherë çfarë mungon.

  1. Kriteri 1Dokumenti i vlerësimit të riskutNeni 16

    Shpjegimi

    Analizohet dokumenti i vlerësimit të riskut: a janë vlerësuar të gjitha pozitat e punës sipas veprimtarive që kryhen.

    Kontrollohet edhe afati i vlefshmërisë së dokumentit.

    Si ndihmon HSK: Vlerësimi i rrezikut

    Baza ligjore

    • Ligji 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, neni 16: Vlerësimi i rrezikshmërisë në vendet e punës
  2. Kriteri 2Trajnimi për sigurinë dhe shëndetin në punëNeni 20

    Shpjegimi

    Analizohet lista e të punësuarve të trajnuar: a janë trajnuar të gjithë, përfshirë praktikantët, studentët dhe punëtorët me orar të shkurtër.

    Gjatë vizitave trajnohen të punësuarit e patrajnuar. Përgatiten module të veçanta për vende dhe lokacione pune specifike, si dhe për punë në kushte verore dhe dimërore.

    Si ndihmon HSK: Siguria në punë

    Baza ligjore

    • Ligji 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, neni 20: Trajnimi i të punësuarve
  3. Kriteri 3Trajnimi për mbrojtje nga zjarriNeni 11

    Shpjegimi

    Të gjithë të punësuarit duhet t’i nënshtrohen trajnimit për mbrojtje kundër zjarrit.

    Si ndihmon HSK: Mbrojtja nga zjarri

    Baza ligjore

    • Ligji 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, neni 11: Ndihma e parë, fikja e zjarreve, evakuimi i të punësuarve, rreziqet serioze dhe të mundshme
  4. Kriteri 4Trajnimi për dhënien e ndihmës së parëNeni 11(2)

    Shpjegimi

    Të gjithë të punësuarit duhet t’i nënshtrohen trajnimit për dhënien e ndihmës së parë.

    Si ndihmon HSK: Siguria në punë

    Baza ligjore

    • Ligji 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, neni 11, paragrafi 2: Ndihma e parë, fikja e zjarreve, evakuimi i të punësuarve, rreziqet serioze dhe të mundshme
  5. Kriteri 5Kontrollimet shëndetësoreNeni 22

    Shpjegimi

    Çdo i punësuar duhet të ketë dëshmi për kontrollimin shëndetësor, dhe kontrollimi duhet të jetë ende i vlefshëm.

    Çdo vit
    për pozitat e punës me risk të lartë
    Çdo 3 vite
    për pozitat me risk të ulët dhe të mesëm

    Baza ligjore

    • Ligji 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, neni 22: Kontrollimet mjekësore
  6. Kriteri 6Inspektimi dhe testimi i pajisjeve të punësNeni 6

    Shpjegimi

    Çdo pajisje dhe makineri pune duhet të jetë e testuar dhe e kontrolluar nga aspekti i sigurisë dhe shëndetit në punë, me dokument valid të lëshuar nga institucion i licencuar.

    Sipas llojit të pajisjes, testimi dhe raportimi përsëriten periodikisht.

    Si ndihmon HSK: Makineri dhe pajisje

    Baza ligjore

    • Ligji 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, neni 6: Detyrimet e përgjithshme të punëdhënësit
  7. Kriteri 7Matjet në hapësirat e punësRr. 04/2014

    Shpjegimi

    Çdo hapësirë ku punohet më shumë se 4 orë testohet për kushtet mikroklimatike dy herë në vit, në sezonin veror dhe në atë dimëror. Testimi dokumentohet me raport të lëshuar nga institucion i licencuar.

    2× në vit
    në verë dhe në dimër
    4+ orë
    punë në të njëjtën hapësirë
    • Zhurma
    • Dridhjet
    • Ndriçimi
    • Rrymimi i ajrit
    • Emetimi i gazrave
    • Pluhuri

    Si ndihmon HSK: Matjet në vendin e punës

    Baza ligjore

    • Rregullore 04/2014 (MPMS) për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë në vendet e punës
  8. Kriteri 8Inspektimi i instalimeve elektrikeRr. 04/2014

    Shpjegimi

    Çdo objekt pune duhet të jetë i testuar nga aspekti elektrik.

    Matja e rrufepritësit nuk kërkohet kur punëdhënësi e ushtron veprimtarinë brenda një objekti kolektiv.

    • Prizat ku kyçen pajisjet e punës
    • Ndërprerësit e rrymës së mbetur (FID)
    • Rrufepritësi

    Si ndihmon HSK: Siguria elektrike

    Baza ligjore

    • Rregullore 04/2014 (MPMS) për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë në vendet e punës
  9. Kriteri 9Shenjëzimi dhe sinjalizimiNeni 7Rr. 04/2016

    Shpjegimi

    • Shenjat. Objektet, pajisjet dhe makineritë shënohen me shenja ndaluese, paralajmëruese dhe udhëzuese, të dukshme, të qarta dhe të vendosura në pozicionin e duhur.
    • Udhëzimet. Çdo pajisje dhe makineri ka udhëzimin për punë të shkruar, të dukshëm, të qartë dhe në gjuhën që e kupton punëtori.
    • Sinjalizimi horizontal. Ku qarkullojnë mjete të rënda si kamionë dhe piruner, rrugët e tyre shënohen në dysheme.
    • Sinjalizimi audio-vizuel. Mjetet motorike kanë borinë dhe dritat që sinjalizojnë lëvizjen e tyre.
    • Shenjëzimi emergjent. Në vendet e punës vendosen planet e evakuimit dhe të shpëtimit, që tregojnë rrugën drejt daljeve emergjente, aparateve kundër zjarrit dhe kutive të ndihmës së parë.
    • Numrat emergjentë. Të punësuarit duhet t’i njohin numrat emergjentë në Republikën e Kosovës:

    Si ndihmon HSK: Plani i evakuimit

    Baza ligjore

    • Ligji 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, neni 7: Masat parandaluese
    • Rregullore 04/2016 (MPMS) për kërkesat minimale për sigurimin e shenjave të sigurisë dhe shëndetit në punë
  10. Kriteri 10Mjetet për zjarrin dhe ndihmën e parëNeni 13

    Shpjegimi

    • Aparatet kundër zjarrit (AKZ). Të mjaftueshme për madhësinë e kompanisë dhe të llojit të duhur për zjarrin që mund të ndodhë në atë vend pune; në vende të dukshme dhe lehtë të qasshme, me afat të kontrolluar.
    • Hidrantët. Ku potenciali i zjarrit është i lartë, vendoset dhe instalohet sistemi i hidrantëve.
    • Kutitë e ndihmës së parë (KNP). Në sasi sipas numrit të punëtorëve dhe veprimtarisë, me mjetet esenciale medicinale dhe me afat të kontrolluar.

    Si ndihmon HSK: Mbrojtja nga zjarri

    Baza ligjore

    • Ligji 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, neni 13: Detyrimet e punëdhënësit për zbatimin e masave për parandalimin e aksidenteve në punë dhe të sëmundjeve profesionale
  11. Kriteri 11Dosja e sigurisë dhe shëndetit në punëNeni 12

    Shpjegimi

    Punëdhënësi mban një dosje të veçantë me dokumentet e SSHP: dëshmitë për pikat 1 deri në 9 dhe, krahas tyre:

    • Rregulloren për sigurinë dhe shëndetin në punë
    • Rregulloren për shpëtim, evakuim dhe mbrojtje kundër zjarrit
    • Listën e punëtorëve të trajnuar, nga të gjitha modulet
    • Listën e punëtorëve të lënduar
    • Listën e pajisjeve personale mbrojtëse të dhëna
    • Dokumentin me shkrim për delegimin e përgjegjësisë për SSHP, kur angazhohen kontraktorë ose nënkontraktorë

    Si ndihmon HSK: Dokumentacioni i sigurisë

    Baza ligjore

    • Ligji 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, neni 12: Detyrimet e punëdhënësit për caktimin e masave për parandalimin e aksidenteve në punë dhe të sëmundjeve profesionale
  12. Kriteri 12Zbatimi i masaveUrdhëresa

    Shpjegimi

    Punëdhënësi është përgjegjës për marrjen e masave nga pikat 1 deri në 12 të urdhëresës dhe për zbatimin e rekomandimeve që eksperti i SSHP-së jep gjatë vizitave të rregullta profesionale.

    Si ndihmon HSK: Ekspertiza profesionale

    Baza ligjore

    • Urdhëresa e HSK, e nënshkruar nga eksperti i SSHP-së dhe nga i autorizuari i punëdhënësit për SSHP

Le të diskutojmë kërkesat e sigurisë në vendin tuaj të punës.

Tregoni shkurt për organizatën dhe vendin e punës. Ju propozojmë hapin e parë.

Specialist sigurie dhe përfaqësues i klientit duke rishikuar një listë kontrolli në kantier
Telefono Kërko ofertë