Trajnime që procedurat i kthejnë në praktikë.

Programe praktike dhe rregullatore për punonjës, mbikëqyrës dhe menaxhment. Që nga viti 2021, Qendra e Trajnimit për SSHP është pjesë e HSK.

Trajnues i HSK duke folur para pjesëmarrësve në një sallë trajnimi me kompjuterë
Trajnues i HSK duke shpjeguar sigurinë dhe shëndetin në punë pranë ekranit me prezantimin
Ekrani me logon e HSK në fillim të trajnimit për sigurinë dhe shëndetin në punë

Programet

Trajnime online për sigurinë dhe shëndetin në punë

Kur punonjësit janë në disa qytete, punojnë me ndërrime ose nuk mund të largohen nga puna, trajnimin për sigurinë në punë e zhvillojmë online. Seancat mbahen drejtpërdrejt me trajnerin: pjesëmarrësit bëjnë pyetje, diskutojnë raste nga puna e tyre dhe zgjidhin ushtrime në kohë reale.

Sipas kërkesës, përgatisim edhe trajnime me video të regjistruara, të ndërtuara posaçërisht për kompaninë tuaj dhe kërkesat e saj specifike. Punonjësit i ndjekin kur u përshtatet orari, ndërsa përmbajtja mbetet e lidhur me rreziqet reale të vendit të tyre të punës.

Përmbajtja është e njëjtë me trajnimin në qendër - rreziqet e vendit të punës, masat mbrojtëse dhe PMP, procedurat e sigurta dhe emergjencat - e përshtatur për veprimtarinë tuaj. Pjesa teorike zhvillohet online, ndërsa ushtrimet praktike, si përdorimi i aparatit fikës apo puna në lartësi, mbahen në objektin tuaj ose në qendrën e trajnimit të HSK në Prishtinë.

  • Seanca të drejtpërdrejta me trajner, në kohë reale
  • Video të regjistruara, të përgatitura sipas kompanisë suaj
  • Orar sipas ndërrimeve dhe kalendarit të organizatës
  • Teori online, praktikë në objektin tuaj ose në qendër
  • Evidencë pjesëmarrjeje dhe certifikatë për çdo pjesëmarrës
  • Për punonjës, mbikëqyrës dhe menaxhment kudo në Kosovë
Kërkoni trajnim online
Sallë trajnimi me karrige, ekran dhe pajisje praktike: rripa sigurie, helmeta dhe fikëse

Qendra e Trajnimit për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë

Që nga viti 2021, Qendra e Trajnimit për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë është pjesë e HSK. Kështu trajnimi nuk është aktivitet i veçuar - është pjesë e të njëjtit sistem me vlerësimin, inspektimin dhe mbikëqyrjen.

Lexo më shumë

Trajnimi është pjesë e sistemit, jo aktivitet i veçuar.

  1. Analiza e nevojave

    Rreziqet, rolet dhe punonjësit që duhet të trajnohen.

  2. Programi

    Përmbajtje e përshtatur për organizatën dhe vendet e punës.

  3. Trajnimi

    Teori dhe praktikë, në qendër ose në objektin tuaj.

  4. Evidenca

    Lista e pjesëmarrësve, certifikatat dhe afati i trajnimit të radhës.

Çfarë thonë pjesëmarrësit

Besart Kika Besart KikaSpecialist i logjistikës, Hellenic Coca-Cola

Trajnimi si specialist i avancuar i shëndetit në punë në HSK ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua, nga e cila mësova shumë.

Lexo të plotë

Gjatë këtij trajnimi mësova llojet e rreziqeve në vendet e ndryshme të punës, si dhe metoda të ndryshme për parandalimin e tyre. Në ligjëratat e përfunduara kemi pasur shumë interaktivitet, ku profesorët na shpjegonin qartë mënyrat teorike, si dhe lidhjet e tyre shumë të mira me praktikat në punishtet e ndryshme. Gjithashtu, të gjithë pjesëmarrësit kemi qenë aktivë me përvojat tona nga profesionet e ndryshme nga të cilat vijmë. Këtu mëson se jeta e punëtorit në vendin e punës është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, dhe secila kompani duhet ta trajtojë si të tillë.”

Arbër Halili Arbër HaliliInxhinier i Ndërtimtarisë, FRONT L.L.C.

Gjatë trajnimit për titullin Specialist i Avancuar i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në qendrën trajnuese HSK në Prishtinë, fitova njohuri të thelluara dhe përvojë praktike në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Lexo të plotë

Trajnimi përfshinte ligjërata profesionale dhe ushtrime praktike që më mundësuan të zhvilloj aftësi konkrete në identifikimin e rreziqeve, zbatimin e masave parandaluese dhe menaxhimin e situatave emergjente. Ky proces më ka pasuruar ndjeshëm si në dije, ashtu edhe në përvojë praktike, duke më përgatitur për t’u angazhuar në mënyrë profesionale në këtë fushë.”

Arta Makolli-Kadriu Arta Makolli-KadriuInfermiere në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, Prishtinë; MSc në Menaxhment Shëndetësor

Me shumë kënaqësi ndaj me ju përvojën time gjatë trajnimit “Specialist i Avancuar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, një udhëtim profesional që më ka pajisur me njohuri të thelluara, praktika bashkëkohore dhe një kuptim më të gjerë mbi rëndësinë e sigurisë dhe mirëqenies në vendin e punës.

Lexo të plotë

Ky trajnim nuk ishte thjesht një proces teorik, por një përvojë gjithëpërfshirëse mësimi, që ndërthurte diskutime profesionale, analiza konkrete të situatave reale dhe bashkëpunim të frytshëm me pjesëmarrës të përkushtuar nga fusha të ndryshme. Trajnerë të mrekullueshëm, të cilët ndanë me pasion përvojën, dijen dhe përkushtimin e tyre; gjithashtu organizatorët e trajnimit siguruan një mjedis profesional, dinamik dhe motivues për të mësuar.”

Melisa Bruqi Melisa BruqiMenaxhere e Cilësisë, Korporata Rugove

Si Menaxhere e Cilësisë në Korporatën Rugove, e konsideroj obligim profesional ngritjen e vazhdueshme të njohurive në fushën e sigurisë dhe cilësisë në punë, me qëllim të trajnimit dhe vetëdijesimit të stafit për standardet, sigurinë dhe praktikat e duhura të punës.

Lexo të plotë

Ky trajnim më ndihmoi të avancoj më tej aftësitë profesionale në identifikimin e rreziqeve, zbatimin e masave parandaluese dhe krijimin e një ambienti pune më të sigurt dhe më efikas.”

Le të diskutojmë kërkesat e sigurisë në vendin tuaj të punës.

Tregoni shkurt për organizatën dhe vendin e punës. Ju propozojmë hapin e parë.

Specialist sigurie dhe përfaqësues i klientit duke rishikuar një listë kontrolli në kantier
Telefono Kërko ofertë